75 Mall Live Search
09:55 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / AR

Brruti pranë transferimit te një skuadër evropiane

Ekipi rumun, Cluj ka shfaqur interes për të transferuar Etnik Brrutin, si zëvendësues të Lindon Emërllahut. Kjo, pasi Emërllahu u shit për 2 milionë euro në Ukrainë te Polissya.

Megjithatë, Malisheva s’do ta lërë të lirë lehtë Brrutin, pasi kërkon të paktën 800 mijë euro. Krah kësaj shume, klubi i Superligës së Kosovës dëshiron edhe 15% të kartonit të mesfushorit 21-vjeçar, në rast rishitje.

Kontrata e Brrutit me Malishevën përfundon në qershor të vitit 2026 dhe kështu, klubi shqiptar s’dëshiron ta humbasë me parametra zero.

Kujtojmë se mesfushori u kthye në “mollë sherri” mes Kosovës dhe Shqipërisë disa muaj më parë. Brruti vendosi që të vishte fanellën e Shqipërisë, duke lënë Kosovën U21, aty ku aktivizohej.