75 Mall Live Search
11:04 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / S Z

Guvernatori i BKQ-së: Rritje ekonomike 3.9% në vitin 2025, për 2026 parashihet 4.1%

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), nën udhëheqjen e guvernatorit Ahmet Ismaili, ka prezantuar të dhënat kryesore mbi punën dhe aktivitetin ekonomik të vendit, duke theksuar trendet pozitive në rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar.

Sipas vlerësimeve të BQK-së, ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2025 ka shënuar rritje prej 3.9 për qind, e nxitur kryesisht nga konsumi, rritja e eksporteve dhe flukset e qëndrueshme të remitencave.

Për vitin 2026, parashikimet janë edhe më optimiste, me një rritje ekonomike të pritshme prej 4.1 për qind, që reflekton pritjet për përmirësim të aktivitetit ekonomik dhe vazhdim të investimeve.

Një rol të rëndësishëm në ekonominë e vendit vazhdojnë ta kenë remitencat, të cilat pritet të arrijnë vlerën prej 1.4 miliardë euro deri në mbyllje të vitit, duke mbetur një burim kyç i mbështetjes për konsumin dhe stabilitetin financiar.

BQK-ja vlerëson se edhe investimet e huaja direkte janë në rritje.