75 Mall Live Search
13:38 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / P M

Nis procesimi i votave të deputetëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në qendrat komunale të numërimit në mbarë vendin.

Sipas KQZ-së, pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike, tani po zhvillohet numërimi i votave preferenciale për kandidatët, proces i cili realizohet në qendrat komunale të numërimit dhe nën mbikëqyrjen e komisionerëve dhe vëzhguesve.

Ky proces është pjesë e fazës së dytë të numërimit dhe do të përcaktojë renditjen e kandidatëve për deputetë brenda subjekteve politike.

Linku https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/results?fbclid=IwY2xjawO9wwdleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFJWWZHd3M5ZTYxaUtTMXR3c3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHiqEe-MykRZ212zDT8StCgxml41NeFHjF5s8MuPbzIVVGsjibP2_pgBbFnxY_aem_HXw4Ea74kdCjA9EI29pJ8A&time=15:00&municipality=0&votingStation=0&pollingClass=0