75 Mall Live Search
18:17 / E Hënë, 29 Dhjetor 2025 / L A

Fantastike! Lyon bën ofertë për Albion Rrahmanin

Albion Rrahmani padyshim është një nga futbollistët më të spikatur që ka dalë nga Superliga jonë.

Sulmuesi 25-vjeçar, po tregon një formë solide në Çeki me Sparta Pragën ku dhe është një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Interesime për të ka pasur nga disa skuadra të njohura, me West Ham Unitedin që është përfolur si një opsion real.

Sipas “FootMercato”, tashmë është skuadra e Lyonit ajo e cila ka bërë një ofertë konkrete prej 6 milionë eurove, për sulmuesin llapjan.

Rrahmani, këtë sezon ka shënuar rreth 12 gola në 32 paraqitje me gjigantët çek./IndeksOnline/