75 Mall Live Search
10:55 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / Z S

Fëmija rreth 1 vjeç vdes pas zjarrit në Prizren – tre të tjerë u shpëtuan

Si pasojë e një zjarri që shpërtheu në Prizren, ka humbur jetën një fëmijë rreth 1-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit”, thuhet në konfirmim.

Ndërkohë tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor.

Sipas Bytyqit, shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore./Indeksonline/