75 Mall Live Search
18:21 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / L A

Mbappe me këmbë në tokë: Nuk jam idhulli i madh, për tifozët gjithmonë do të jetë Cristiano Ronaldo

Kylian Mbappe është padyshim një nga lojtarët kryesorë të Realit.

Francezi, që nga ardhja e tij vitin e kaluar ka treguar klasin e tij duke mos ndalur së shënuari për “Los Blancos”, formë kjo që po e krahasojnë edhe me legjendën e këtij klubi, Cristiano Ronaldon.

Por Mbappe, e ka përulur veten duke thënë se nuk është idhulli i madh i tifozëve madrilenë.

“Unë NUK jam idhulli i madh. Për ta, madrilenët, gjithmonë do të jetë Cristiano Ronaldo ai që është më i miri”, deklaroi Mbappe.

Francezi, këtë sezon ka shënuar 29 gola në 24 paraqitje me Realin këtë sezon, ku po lufton përsëri për të fituar “Këpucën e Artë” dhe të jetë në garë edhe për “Topin e Artë”./IndeksOnline/