75 Mall Live Search
19:56 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / H F

Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tjera

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri të martën pasdite është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 8 Qendra Komunale të Numërimt.

Komunat të cilat kanë përmbyllur aktivitetet janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (8), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11) dhe Viti (64).

Deri më tani (e martë, 30 dhjetor 2025, ora 18:00) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është 1,221 nga 2,557 vendvotime apo 47.75%.

Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 29 QKN-të tjera.

Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/