75 Mall Live Search
00:23 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / MSH1

Aksident në hyrje të Prishtinës, raportohet për të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur çaste më parë, në hyrje të Prishtinës.

Aksidenti ndërmjet dy veturave zuri vend te “Central Park”, raporton IndeksOnline.

Burimet pohojnë se disa pasagjerë kanë pësuar lëndime nga përplasja, shkaqet e së cilës nuk dihen akoma.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimet e nevojshme.

Largimi i veturave nga vendi i ngjarjes është nevojitur të bëhet nëpërmjet auto-bartësve.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: