75 Mall Live Search
00:59 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / MSH1

Doktori pejan hero në avion: I shpëton jetën pasagjerit që humbi ndjenjat

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur dje në një fluturim, nga Vjena në Nju-Jork.

Një pasagjer me shtetësi amerikane papritmas humbi ndjenjat, teksa në ekuipazh nuk ishte asnjë doktor.

IndeksOnline raporton se për fat të mirë të të riut, pasagjer ishte doktori i njohur nga Peja, Malë Dautaj, i cili menjëherë intervenoi për të këndellur bashkudhëtarin.

Doktori Dautaj njoftoi ekuipazhin që ka përvojë në fushën e mjekësisë dhe se është i gatshëm t’i ofrojë ndihmë pasagjerit.

Atij iu lejua të dhurojë ndihmë mjekësore, duke bërë që pas disa orësh, pasagjeri në fjalë të këndellet dhe të jetë në gjendje stabile shëndetësore.

Ky gjest human u vlerësua lart nga kompania e udhëtimeve “Austria Airlines”, që ishte në dispozicion për të shpërblyer gjestin e mirë nga doktori pejan me 27 vjet përvojë pune.

Akti i tij u duartrokit nga pasagjerët që kishin marrë rrugën e gjatë, nga Evropa për në Amerikë./IndeksOnline/