Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë Postën e Kosovës, Telekomin dhe KEK-un
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë ditës së sotme do të realizojnë vizita në Postën e Kosovës, Telekomin e Kosovës dhe Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Vizita do të nisë në orën 08:00 në Postën e Kosovës, për të vazhduar në orën 09:00 në Telekomin e Kosovës, ndërsa në orën 14:00 është paraparë vizita në KEK, konkretisht në Termocentralin Kosova B në Obiliq.
Agjenda zyrtare:
08:00 – Vizitë në Postën e Kosovës
09:00 – Vizitë në Telekomin e Kosovës
14:00 – Vizitë në KEK – Termocentrali Kosova B, Obiliq

