75 Mall Live Search
10:04 / E Mërkurë, 31 Dhjetor 2025 / P M

Aksident trafiku me fatalitet në Fushë Kosovë, arrestohet vozitësi i kamionit

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së martës në fshatin Bresje të Fushë Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 05:01, një vozitës mashkull kosovar, duke drejtuar një kamion, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një këmbësor mashkull kosovar. Si pasojë e lëndimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Fsh. Bresje, Fushë Kosovë  30.12.2025-05:01. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me kamionët dyshohet nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi është dërguar në mbajtje.”