Fitoi 4 trofe në 2025 me Flamengon, Filipe Luis shpallet trajneri më i mirë në Amerikën Jugore
Filipe Luis, ish-mbrojtës i majtë i Atletico Madridit, është shpallur trajneri më i mirë i Amerikës për vitin 2025.
Ai e drejton Flamengon dhe është vlerësuar nga gazeta uruguaiane ‘El País’, e njohur për të shpallur protagonistët e futbollit amerikano-jugor të sezonit. I njëjta votim ka shpallur edhe Arrascaeta-n si lojtarin më të mirë të Amerikës, duke mundur madje edhe Lionel Messin.
Votimi u zhvillua nga gazetarë nga e gjithë kontinenti dhe ishte i hapur vetëm për sportistë dhe trajnerë amerikano-jugorë që veprojnë në klube ose kombëtare të Amerikës së Jugut. Filipe Luis mori 191 vota nga 264 të mundshme, duke arritur 72% të votave. Pas tij u rendit Gustavo Alfaro, trajneri i Paraguait, me 23 vota (8,7%), ndërsa Gustavo Costas, trajneri i Racingut, u rendit i treti.
Ky është një tjetër sukses për trajnerët brazilianë, pas portugezit Artur Jorge që fitoi Libertadoresin në 2024 me Botafogon, ndërsa i vetmi trajner i huaj i shpallur më parë ka qenë Abel Ferreira, kampion i Libertadores në 2021 me Palmeiras.
Filipe Luis ka shkëlqyer në Flamengo, duke fituar pesë trofe në 15 muaj, nga të cilat katër në vitin 2025: Kampionatin Carioca, Superkupën e Mbretit, Brasileirão dhe Libertadores. Rezultatet e tij e bënë të natyrshme rinovimin e kontratës me klubin ‘carioca’, duke i garantuar Flamengos trajnerin e tij më të suksesshëm dhe një vit të jashtëzakonshëm për klubin.

