Osmani viziton FSK-në për fundvit
Në përmbyllje të vitit presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani Sadriu, sot ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku është pritur nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm të FSK-së.
Para presidentes është raportuar për aktivitetet që FSK është duke realizuar në të gjitha fushat e veprimit dhe kapaciteteve të saj.
Presidentja Osmani me këtë rast uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së, për angazhimin e tyre në shërbim të vendit, dhe uroj që viti 2026 të jetë një vit i sukseseve e të arriturave në të gjitha fushat e zhvillimit të FSK- së.

