Hajrulla Çeku prezanton projektin për stadiumin e ri të Rahovecit
Qyteti i Rahovecit po bëhet me stadium të ri.
Kështu bëri të ditur Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ku i cili prezantoi edhe projektin se si do të duket ky stadium.
Është përzgjedhur projekti konceptual dhe kemi nënshkruar kontratën për hartimin e projektit zbatues të stadiumit të qytetit në Rahovec, i cili do të jetë i kategorisë 2, sipas standardeve të UEFA-s, dhe do të ketë 6523 ulëse.
Me të përfunduar projektimi, do të kalojmë në procedurë për kontraktimin e punëkryesit, për ta bërë edhe Rahovecin me një stadium modern të standardit ndërkombëtar.
Me përkushtim po e zbatojmë planin tonë për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë.Në procedurë për nisjen e punimeve janë edhe stadiumi i Pejës dhe ai i Vushtrrisë. Ndërsa punimet së shpejti nisin në stadiumin e Ferizajt”, shkroi Çeku në faqen e tij në “Facebook”.
/IndeksOnline/

