Konfiskohen dokumente të falsifikuara në Drenas
Policia gjatë ditës së enjte në Zabel i Epërm të Drenasit ka gjetur dhe konfiskuar dokumente të falsifikuara.
“Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe lokalet e dy të dyshuarve meshkuj K/Shqiptar, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale në lidhje me përfshirjen e tyre në akte kriminale”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Indeksonline.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të policisë së Kosovës. Prokurori ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të hapet rasti falsifikim i dokumenteve dhe mashtrim./Indeksonline/