75 Mall Live Search
12:17 / E Enjte, 01 Janar 2026 / G T

Eliminimi i hershëm nga AFCON-i, “tërmet” te Gaboni… e largojnë yllin e ekipit

Kupa e Afrikës zakonisht prodhon çudi nga më të ndryshmet e mes të cilave, një vend kanë edhe vendimet arbitrare të qeverive të pjesëmarrësve kur janë të pakënaqura me rezultatet e ekipeve të tyre. Kjo ka ndodhur edhe me Gabonin, që i ka dhënë fund aventurës në turneun e këtij edicioni, duke u eliminuar në fazën në grupe.

Vendimtare ishte ndeshja e fundit në grup, ku ekipi u mund 3-2 me përmbysje nga Bregu i Fildishtë, duke sjellë një “tërmet” të mirëfilltë në radhët e ekipit. Sipas mediave lokale, pas eliminimit, qeveria e Gabonit ka marrë masa drastike, duke vendosur përjashtimin e dy yjeve të skuadrës, Pierr Emerik Aubamejang dhe Bruno Ekuele Manga.

I pari njihet si një nga futbollistët afrikanë më të mirë dhe padyshim lojtari më i famshëm i historisë së Gabonit. Por kjo nuk ka ndaluar qeverinë që të marrë këtë masë drastike si dënim për ekipin që nuk kaloi grupet, ashtu si edhe nuk siguroi pjesëmarrjen në Botërorin 2026. Bashkë me lojtarët, është shkarkuar nga detyra edhe trajneri i ekipit kombëtar me të gjithë stafin e tij.

“Ky ekip është pjesë e identitetit kombëtar që po dobësohet. Ekipi kombëtar vë në dukje dy probleme të rëndësishme që po reflektonte, në realitet, me mungesa të theksuara strukturore të vazhdueshme: mungesën e punës dhe shpërdorimin e burimeve”, ishin fjalët e presidenti të vendit, Bris Klotaire Oligui Nguema, i cili ishte ai që urdhëroi revolucionin e plotë në ekip.