75 Mall Live Search
15:49 / E Enjte, 01 Janar 2026 / Z S

“Njeriu i dronëve”, Mehaj: FSK-ja e përgatitur për çdo skenar sigurie

“Siguria në Republikën e Kosovës sot është në një nivel dukshëm më të lartë dhe më të qëndrueshëm se në çdo periudhë tjetër historike”, thotë me bindje ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.

Mehaj, në një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është pajisur me armatim modern dhe të avancuar, duke përfshirë pajisje të avancuara nga shteti mik i Turqisë.

“Një arritje e rëndësishme strategjike ka qenë gjithashtu nënshkrimi i marrëveshjeve për blerjen e pajisjeve të avancuara ushtarake, përfshirë mjetet ajrore pa pilot ‘Bajraktar’, mjetet ajrore pa pilot të tipit ‘Puma’, si dhe pajisje të tjera moderne nga shteti mik i Turqisë, përfshirë sistemet kundërtanke të tipit ‘OMTAS’. Po ashtu, janë iniciuar dhe nënshkruar marrëveshje shtet me shtet, të cilat kanë hapur rrugën për shumë blerje të mëvonshme strategjike në fushën e mbrojtjes”, tha Mehaj për RTV Dukagjini./Indeksonline/