75 Mall Live Search
16:33 / E Enjte, 01 Janar 2026 / Gj Sh

Ndodhi kosovare, kapiteni i skuadrës emërohet edhe trajner

Një ndodhi interesante ka ndodhur në futbollin kosovar.

Skuadra e KEK-ut ka njoftuar se kapiteni Besart Dushi ka marr edhe poziten e trajnerit, shkruan IndeksOnline.

Ai do të udhëheq klubin në një projekt tre vjeçar.

Njoftimi i plotë:

Vitin 2026 e fillojmë me një njoftim të rëndësishëm për klubin tonë.

Kryesia e FC KEK ka vendosur që kapiteni Besart Dushi të emërohet trajner i klubit, me një projekt trevjeçar.

Besart Dushi ka një karrierë të pasur si futbollist, duke qenë më herët pjesë e klubeve Ferizaj, Drenica dhe Arbëria, ndërsa tash e 7 vite është kapiten i FC KEK, duke u shquar për lidership, disiplinë dhe përkushtim maksimal.

Ai tashmë është dëshmuar edhe si trajner, pasi për 4 vite ka udhëhequr gjeneratën U17, ku ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, duke e shpallur ekipin kampion në nivel nacional të Kosovës.

Si një djalë punëtor, futbollist i dalluar në fushë dhe me vizion të qartë, Besarti nis tani një karrierë premtuese si trajner i ekipit të parë.

Klubi ka besim të plotë në aftësitë dhe përvojën e tij dhe do ta mbështesë maksimalisht, me synimin që rezultatet e FC KEK të jenë në nivelin më të lartë të mundshëm./IndeksOnline/