Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic – dërgohet në Emergjencë
Një grua ka rënë nga ura e re e Ibrit në Mitrovicë mbrëmjen e 1 janarit. Ajo është dërguar në emergjencën e qytetit, ndërsa rastin e ka konfirmuar drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha.
Berisha ka thënë se pacientja është jashtë rrezikut për jetë.
”Po është një pacient i tillë. Nuk ka lëndime serioze. Është jashtë rrezikut për jetë. Është duke u monitoruar në Emergjencë”

