Rey Manaj drejt largimit nga Sharjah, mund të kthehet në Turqi
Në mediat turke raportohet se sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj po përgatitet për rikthimin në Turqi.
Sulmuesin shqiptar, Sivasspori e kishte dërguar gjatë afatit kalimtar të verës te skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sharjah FC për 2 milionë euro, teksa tani thuhet se 28 vjeçari është gati për t’u kthyer te ish-skuadra e tij.
Sipas gazetës turke “Sozcu”, Manaj ka dërguar sinjale te Sivasspori përmes menaxherit të tij.
Është bërë e ditur se sulmuesi me përvojë dëshiron të veshë sërish fanellën kuq e bardhë, që luan në Ligën e Parë të Turqisë dhe është larg promovimit në Superligë.
Manaj kishte firmosur një kontratë 2-vjeçare me Sharjah FC. Me skuadrën e Emirateve të Bashkuara Arabe, ish-lojtari i Interit dhe Barcelonës ka zhvilluar 16 ndeshje, duke dhënë kontribut me 6 gola.

