Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare.
Pika më e ngarkuar kufitare është ajo e Muçibabës, ku kolona në dalje ka arritur në 1 kilometër, shkruan IndeksOnline.
Pritjet për të dalë nga ky pikëkalim janë 50 deri në 60 minuta.
Dy pika të tjera me fluks më të madh veturash në dalje janë Dheu i Bardhë (500 metra) dhe Merdari (300 metra).
Pikat e tjera janë fare pak të ngarkuara në dalje, teksa nuk ka fare kolona në hyrje-dalje të segmentit të veçantë për kamionë./IndeksOnline/


