Një tjetër trajner e refuzon Chelsean!
Francesco Farioli ka mohuar zërat që e lidhnin me një kalim të mundshëm te Chelsea, duke konfirmuar se do të vazhdojë të qëndrojë në krye të FC Porto.
Trajneri italian, i përfolur si një nga alternativat e Chelseat pas largimit të Enzo Marescës, ishte i qartë dhe i prerë në deklaratën e tij, shkruan Indeksonline
“Unë do të qëndroj te FC Porto, pa asnjë dyshim. Nuk ka asnjë dyshim – dhe nuk ka pasur kurrë dyshim – për këtë. Për mua, largimi në mes të një procesi nuk ka qenë kurrë temë diskutimi. Jam plotësisht i përkushtuar ndaj klubit”, ka deklaruar Farioli.
Kjo deklaratë tregon qartë se Farioli ka refuzuar interesimin e Chelseat, duke zgjedhur të vazhdojë projektin e nisur te FC Porto. Trajneri theksoi rëndësinë e vazhdimësisë dhe besnikërisë ndaj klubit portugez.
Chelsea, ndërkohë, vazhdon kërkimet për një trajner të ri pas ndarjes me Enzo Marescën, por emri i Fariolit tashmë është përjashtuar nga lista e kandidatëve./Indeksonline/

