Dalin në dritë detaje rreth vdekjes së vajzës së Tommy Lee Jones-it, dyshohet për mbidozë
Victoria Jones, vajza e aktorit të famshëm Tommy Lee Jones, ka vdekur në moshën 34-vjeçare dhe një dëshmitar u tha shërbimeve të urgjencës se dyshohet se ajo kishte konsumuar kokainë pak para vdekjes së saj.
Tragjedia ndodhi në hotelin luksoz “Fairmont” në San Francisko, ku Jones dhe miqtë e saj po festonin natën e Vitit të Ri, raporton “Page Six”, transmeton Indeksonline.
Tani janë ngritur dyshime për mbidozë.
Ajo u gjet pa ndjenja në katin e 14-të të hotelit dhe një telefonatë emergjente, sipas TMZ-së, tregoi një mbidozë të mundshme për shkak të njollosjes në trupin e saj./Indeksonline/


