Sulmues i frikshëm, Igor Thiago thyen rekord historik në Premier League
Igor Thiago ka hyrë në histori të Premier League duke u bërë braziliani me më së shumti gola të shënuar brenda një sezoni. Sulmuesi i Brentford realizoi golat e tij të 15-të dhe të 16-të të sezonit në ndeshjen ndaj Sunderlandit, duke thyer rekordin e mbajtur më parë nga emra të njohur si Matheus Cunha, Gabriel Martinelli dhe Roberto Firmino.
Arritje mbresëlënëse për 24-vjeçarin, sidomos duke pasur parasysh se sezoni i tij i parë me Brentfordin u shoqërua nga probleme të shumta me lëndime. Megjithatë, Thiago ka treguar forcë mentale dhe formë të jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një nga sulmuesit më të rrezikshëm të kampionatit anglez, shkruan Indeksonline
Në ndeshjen e mbrëmshme në “Gtech Community Stadium”, Brentfordi i drejtuar nga Keith Andrews fitoi bindshëm me rezultat 3:0, me Igor Thiagon si protagonist kryesor./Indeksonline/

