“S’bëhesh kampion në janar”, Szoboszlai “ndez” derbin: Ata po luajnë ndaj kampionëve!
Mesfushori i Liverpoolit, Dominik Szoboszlai, ka dhënë një deklaratë të fortë para përballjes së sontme ndaj Arsenalit në Premier League, duke dërguar një mesazh të qartë për rivalin direkt në garën për titull.
“Premier League nuk është e lehtë. Nuk e fiton kampionatin në janar, prandaj nuk mendoj se po luajmë kundër kampionëve. Ata po luajnë kundër kampionëve”, ka deklaruar Szoboszlai, në një koment që ka marrë menjëherë vëmendjen e mediave, shkruan Indeksonline
Deklarata e hungarezit rrit edhe më shumë tensionin dhe pritshmëritë për supersfidën e sontme mes Liverpoolit dhe Arsenalit, dy ekipe që po luftojnë fort për kreun e tabelës. Në “Emirates”, pritet një atmosferë elektrizuese, teksa të dy skuadrat synojnë pikë të mëdha në këtë fazë vendimtare të sezonit./Indeksonline/
🚨🚨🎙️| Dominik Szoboszlai on facing Arsenal:
— CentreGoals. (@centregoals) January 7, 2026
“The Premier League is not easy, You don’t win it by January, so I don’t think we are playing against the champions. They’re playing against the champions.” 🥶 pic.twitter.com/p4kKNszaxT

