Emir Sahiti në kërkim të skuadrës së re, parapëlqen Arabinë Saudite…!
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Emir Sahiti pritet të largohet nga Hamburgu gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sahiti ka humbur vendin startues te skuadra gjermane pas problemeve që pati me trajnerin, shkruan Indeksonline
Sulmuesi kosovar po punon me agjentin e tij për të gjetur klubin e ri. Skuadra e St. Paulit ka shprehur interesim, por siç raportohet – futbollisti është duke parapëlqyer një kalim në Arabinë Saudite.
❌ Otro que ya NO TIENE FUTURO EN EL #HSV es el extremo kosovar EMIR SAHITI (27), por lo que también DEBERÍA SALIR ESTE INVIERNO.
— Fran Herrera | HSV Spain (@FranHerreraGa) January 5, 2026
👉🏻 Ha sido ofrecido a varios clubes, entre ellos el FC St. Pauli.
👉🏻 Sus agentes exploran un posible traspaso a Arabia Saudí.#HSV pic.twitter.com/QsW6WwCtvw
Nuk dihet nëse ndonjë skuadër ka shprehur interesim për futbollistin, por duket se destinacioni ideal për të është Liga Profesionale arabe.
27-vjeçari ka zhvilluar vetëm katër ndeshje me fanellën e Hamburgut në të gjitha garat.
Ai ishte transferuar te skuadra gjermane nga Hajduk Spliti për 1.2 milionë euro./Indeksonline/

