75 Mall Live Search
09:57 / E Premte, 09 Janar 2026 / G T

“Prishja” e 11-metërshit, mbrëmë pati sukses në ndeshjen Milan – Genoa

Skuadra e Milanit mbrëmë shpëtoi nga humbja ndaj Genoas, pasi kjo e fundit pati një mundësi të artë në minutat e fundit.

Mysafirët fituan një penallti në fund, por lojtari Stanciu gaboi nga 11-metërshi, shkruan Indeksonline

Kamerat e tifozëve kanë kapur momentin kur lojtari i Milanit, Pavloviq prishi pikën e bardhë të penalltisë.

Kjo duket se ndikoi pozitivisht te Milani, pasi lojtari kundërshtar goditi topin mbi portë.

Prishja e 11-metërshit tashmë është bërë një gjest i pashmangshëm në botën e futbollit./Indeksonline/