75 Mall Live Search
10:31 / E Premte, 09 Janar 2026 / Z S

Nga sa vota morën liderët e pesë partive shqiptare

KQZ-ja tashmë ka përfunduar 100 për qind të numërimit të votave, të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve, ka 57 ulëse. PDK-ja është e dyta me 22 ulëse, LDK-ja e treta me 15 ulëse dhe AAK-ja e katërta me 6 ulëse.

Por nga sa vota arritën të siguronin liderët e partive politike shqiptare.

Lideri i VV-së, Albin Kurti mori 404 mijë e 23 vota, duke hyrë në histori si politikani më i votuar në historinë zgjedhore të Kosovës.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza mori 161 mijë e 931 vota. Njëshi i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk arriti të prekte 100 mijë vota. Ai siguroi 88 mijë e 445 vota.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj pati 43 mijë e 997 vota. Ndërsa, Fatmir Limaj i Nismës mori 12 mijë e 546 vota dhe nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re./Indeksonline/