75 Mall Live Search
10:30 / E Premte, 09 Janar 2026 / S Z

Dy shtetas të Shqipërisë hyjnë në shtëpi të një burri dhe i kërkuan 40 mijë euro, i japin afat deri më 11 janar

Dy shtetas të Shqipërisë raportohet se më 4 janar hynë në shtëpinë e një personi në Prishtinë dhe kërkuan 40 mijë euro para të gatshme, e ku afat thuhet t’i kenë dhënë deri më 11.01.2026.

Policia njofton se janë duke e hetuar rastin, pasi i viktima e raportoi dje.

“Prishtinë / 04.01.2026 – 18:30. Më 08.01.2026 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, dy persona të dyshuar shtetas të Shqipërisë me datën e cekur kanë shkuar te shtëpia e tij dhe i kanë kërkuar që brenda një afati kohor (deri me 11.01.2026)  t’i dërgojë 40.000 € para të gatshme në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh.