75 Mall Live Search
11:00 / E Premte, 09 Janar 2026 / OSH

A do të jetë ministre në qeverinë “Kurti 3”? Flet Mimoza Kusari

Pas çertifikimit të rezultateve, së shpejti do të hapet rruga për krijimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Albin Kurti pritet të vazhdojë mandatin e tretë qeverisës ngase ka numra të mjaftueshëm për krjimin e ekzekutivit.

Mimoza Kusari që në mandatin e kaluar ishte shefe e grupit parlamentar në Vetëvendosje, pritet të jetë ministre në qeveri.

Indeksonline e ka kontaktuar lideren e partisë Alternativa e cila ka konfirmuar nominimin e saj për një post ekzekutiv.

“Nga propozimet e dy mandatarëve në legjislaturën e kaluar, jam propozuar në qeveri. Kësaj radhe diskutimin final pas certifikimit të rezultatit zgjedhor, në parim jam e nominuar për post ekzekutiv”, ka thënë Kusari-Lila për Indeksonline.

Kusari-Lila ishte propozuar nga Kurti për drejtimin e Ministrisë së Tregtisë në qeverinë që nuk mori votat e mjaftueshme në kuvend./Indeksonline/