75 Mall Live Search
11:09 / E Premte, 09 Janar 2026 / Z S

Një shkëndijë elektrike dyshohet se shkaktoi zjarrin te “5 maji”, kryhet ekspertiza nga grupi hetimor

Grupi hetimor që po heton zjarrin që ra një natë më parë në tregun tek ish-uzina “Dinamo” në rrugën “5 maji” ka kryer ekspertizën mëngjesin e të premtes.

Sipas hetimeve, dyshohet se zjarri ka ardhur nga një shkëndijë elektrike në kabllon e paneleve diellore, shkruan A2 CNN-i.

Zjarri i madh që përfshiu mbrëmjen e së enjtes disa magazina në rrugën “5 maji” në Tiranë shkaktoi dëme të rënda ekonomike. Edhe mëngjesin e së premtes, disa vatra mbetën aktive, ndërsa zjarrfikësit nga Tirana, Elbasani dhe Vora vijuan punën për shuarjen e plotë të flakëve.

Zjarri nisi nga një dyqan dhe u përhap në kapanon, duke prekur rreth 100 dyqane me mallra tekstile dhe plastike. Dëmet llogariten në miliona euro, ndërsa qindra tregtarë janë prekur rëndë./Indeksonline/