Courtois i qon selam Barcelonës para finales së Superkupës
Barcelona dhe Real Madrid do të përballen me njëra tjetrën në finalen e Superkupës së Spanjës për këtë edicion.
Dy skuadrat arritën në finale, pasi eliminuan Atletiko Bilbaon dhe Atletiko Madridin, shkruan IndeksOnline.
Rivaliteti në ”El Clasico” është tejet i madh si në fushën e lojës e po ashtu edhe tek tifozeritë e tyre.
Për ti dhënë më shumë tension kësaj finale, është përkujdesur portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois.
Gardiani belg deklaroi se duhet të fitojnë ndeshjen ndaj Barcelonës në menyrë që të hakmerren për dy finalet e humbura në vitet e kaluara.
“Duhet të fitojmë të dielën. Vitin e kaluar humbëm dy finale kundër tyre dhe duhet të fitojmë.”, ka deklaruar Courtois.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet ditën e diel më fillim nga ora 20:00, në ”King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite./IndeksOnline/

