75 Mall Live Search
19:42 / E Premte, 09 Janar 2026 / F.R

Spektakli i qiellit në Mbretërinë e Bashkuar, zbulohet shkaku i ‘pelerinës rozë’ në horizont

Një qiell me ngjyrë rozë misterioze është vërejtur në mbrëmje në rajonin West Midlands të Anglisë, në kohën kur reshje të dendura bore zbardhën vendin si pasojë e stuhisë Goretti.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nxitën spekulime se fenomeni mund të ishte një perëndim i pazakontë dielli ose madje shfaqja e Dritave Veriore. Megjithatë, shpjegimi rezultoi shumë më i thjeshtë.

Sipas autoriteteve dhe mediave britanike, burimi i ndriçimit rozë ishin dritat e përdorura në fushën e stadiumit të Birmingham City, të cilat ndihmojnë rritjen dhe rikuperimin e barit. Një fenomen i ngjashëm ishte raportuar edhe nga Hednesford Town Football Club, i cili sqaroi se dritat LED të stadiumit krijojnë këtë efekt vizual.

Eksperti shpjegoi se mbulimi i dendur i reve dhe reshjet e borës e bëjnë qiellin më reflektues, duke pasqyruar ndriçimin nga burimet e afërta dhe duke krijuar këtë pamje të pazakontë.