75 Mall Live Search
20:43 / E Premte, 09 Janar 2026 / F.R

BBVK ndan lajmin e shumëpritur: Sonte Prime live në Youtube

Pas një shkëputjeje prej disa javësh, Big Brother VIP Kosova ka njoftuar një rikthim të rëndësishëm për sa i përket mënyrës së ndjekjes së spektaklit.

Produksioni sapo ka konfirmuar se nata e sotme “Prime” do të transmetohet LIVE dhe pa pagesë në kanalin zyrtar të Big Brother VIP Kosova në YouTube.

Ky vendim vjen kur na ndajnë më pak se 30 minuta nga nisja e spektaklit të sotëm, duke u dhënë mundësinë të gjithë ndjekësve online dhe atyre në diasporë që ta shohin programin në kohë reale.