75 Mall Live Search
11:39 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / L A

Fotoja e ditës, Alonso dhe Flick pozojnë bashkë para finales së Superkupës

Nesër do të zhvillohet finalja e Superkupës së Spanjës.

Sikurse vitin e kaluar edhe këtë herë, finalja do të jetë midis Real Madridit dhe Barcelonës.

Siç e do tradita, një ditë para finales dy trajnerët e të dyja skuadrave, Hansi Flick dhe Xabi Alonso pozuan bashkë para finales së madhe.

Kujtojmë se finalja e madhe zhvillohet nesër në Jeddah, me fillim në orën 20:00./IndeksOnline/