75 Mall Live Search
13:09 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / F.R

Reshjet e mëdha shkaktojnë vështirësi në rrugët e Malishevës

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të mëdha gjatë orëve të fundit, disa rrugë në territorin e saj kanë vështirësi në qarkullim, ndërsa situata e përgjithshme mbetet e menaxhueshme.

Lumi Mirusha ka dalë nga shtrati në disa zona, duke prekur rrugët: “Hamdi Berisha” në Malishevë, transitin afër lagjes Hoti, rrugën Malishevë-Banjë, rrugën Mirushë-Gurbardh, rrugën Lubizhdë-Turjakë, si dhe ura në Lubizhdë dhe në fshatin Damanek.

Ekipet e Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, Policia e Kosovës dhe stafi komunal janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë për të siguruar rrugët dhe sanuar dëmet. Furnizimi me energji elektrike po realizohet me reduktime në disa pjesë, ndërsa furnizimi me ujë është i rregullt, por për momentin uji nuk është i përdorshëm për shkak të ndotjes nga vërshimet.

Qytetarët lutem të përdorin rrugë alternative, të mos tentojnë të kalojnë rrugët e larta nga uji dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur nga Policia e Kosovës për ndalim të qarkullimit./IndeksOnline/