Fero paralajmëron “zhurmë” të re në rrjete, fansat dyshojnë për diss ndaj S4MM
Reperi i njohur Fero ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale pas një postimi në InstaStory, ku ka paralajmëruar një përplasje të re publike, shkruan IndeksOnline.
Me një mesazh që përmend Tetovën, ndjekësit kanë nisur menjëherë aludimet se bëhet fjalë për një diss të drejtpërdrejtë ndaj reperit S4MM, me të cilin Fero ka pasur më herët përplasje të hapura në muzikë.
Postimi i tij shihet si një rikthim i tensioneve mes dy reperëve, ndërsa mbetet të shihet nëse S4MM do të reagojë apo gjithçka do të mbetet në nivel provokimi në rrjete sociale.


