75 Mall Live Search
17:45 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / MSH1

Borë e ngrica pas Merdarit, disa bashkatdhetarë bllokohen në mes të rrugës

Me përfundimin e pushimeve, mërgata është kthyer në perëndim.

Por, kushtet e rënda atmosferike kanë bërë që udhëtimi i tyre të shoqërohet me pengesa, raporton IndeksOnline.

Udhëtarë me autobusë e vetura, si dhe transportues mallrash, kanë hasur në vështirësi pas kalimit të Merdarit, pasi rruga është me ngrica dhe borë.

Situatë pak më e rënduar është disa kilometra më thellë në Serbi, ku kolona tashmë është bërë e gjatë, për shkak të qarkullimit të ngadaltë të automjeteve.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes: