75 Mall Live Search
22:15 / E Shtunë, 10 Janar 2026 / G T

Boksieri nga Kosova nokautohet keq nga Petar Milas

Granit Shala, boksieri me preardhje nga Kosova ka pësuar një humbje brutale.

Ai është mposhtur nga boksieri kroat, Petar Milas, shkruan Indeksonline

Në raundin e dhjetë, kroati i dha disa grushte të fuqishme kosovarit, i cili nuk arriti t’i përballonte dhe u rrëzua në parket.

Kjo ndeshje u zhvillua në “Weber Arena” në Oberhausen të Gjermanisë dhe ishte e vlefshme për IBF International Heavy./Indeksonline/.