Tammy Abraham drejt rikthimit në Premier League
Aston Villa është e interesuar ta rikthejë Tammy Abraham në Premier League gjatë këtij afati kalimtar.
Pavarësisht se ka arritur një marrëveshje me Brian Madjo, klubi nga Birminghami vazhdon të kërkojë një sulmues tjetër, nëse paraqitet një mundësi e favorshme në treg, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton The Telegraph, Villa ka zhvilluar tashmë bisedime fillestare për të pyetur mbi situatën e Tammy Abraham, duke testuar mundësinë e një transferimi të mundshëm.
Rikthimi i sulmuesit anglez në Angli do të shihej si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të skuadrës./IndeksOnline/

