75 Mall Live Search
13:11 / E Diele, 11 Janar 2026 / Gj Sh

Liverpuli jep informacione për lëndimin e Conor Bradley

Futbollisti i Liverpulit, Conor Bradley ka pësuar një lëndim të rëndë, në ndeshjen e fundit ndaj Arsenalit.

Mbrojtësi anglez u detyrua të largohet me barelë nga fusha e gjelbërt, pasi lëndimi i tij ishte serioz, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Liverpulit, sapo ka konfirmuar se Conor Bradley ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju.

Sipas njoftimit, 22-vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim dhe më pas do të fillojë një periudhë rehabilitimi në Qendrën e Trajnimit AXA.

Aktualisht nuk është vendosur asnjë afat kohor për rikthimin e tij në fushë./IndeksOnline/