75 Mall Live Search
22:44 / E Diele, 11 Janar 2026 / G T

Rrahmani shkaktoi një penallti, McTominay hero i Napolit / Derbi mbyllet me barazim

Skuadra e Interit dhe Napolit kanë barazuar 2:2 në derbin e javës së 20-të në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Dimarcos, shkruan Indeksonline

Nuk zgjati shumë, mesfushori Scot McTominay shënoi për 1:1 në minutën e 26’të.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht mesfushori turk, Calhanoglu shënoi për 2:1 pas një penalltie të shkaktuar nga Amir Rrahmani.

Dhe më pas rezultatin e barazoi, McTominay.

Interi vazhdon si lider me 43 pikë, kurse Napoli në pozitën e tretë me 39 pikë./Indeksonline/