Arrestohet një person në Skenderaj për organizim të bixhozit të paligjshëm
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Skenderaj, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është kapur duke luajtur poker në lokalin e tij së bashku me 14 persona të tjerë, shkruan IndeksOnline.
Gjatë intervenimit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një tavolinë për poker, çipa pokeri si edhe letra për poker, të cilat dyshohet se janë përdorur për zhvillimin e bixhozit të paligjshëm.
Ngjarja ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 00:57, në Skenderaj.
Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje
“Skenderaj 11.01.2026 – 00:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti është takuar në lokalin e tij duke luajtur poker së bashku me 14 persona të tjerë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një tavolinë në të cilën luhej pokeri, çipa të pokerit, letra për poker. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

