35-vjeçarja që tronditi tapetin e kuq, vishet me fustan “nu*do”
Jennifer Lawrence tërhoqi vëmendjen në “Golden Globes 2026”, por zgjedhja e saj e guximshme e modës shkaktoi edhe polemika.
Aktorja 35-vjeçare mbërriti në tapetin e kuq në Los Angeles e veshur me një fustan transparent që shpejt u bë temë diskutimi dhe shkaktoi një mori komentesh në rrjetet sociale, transmeton Indeksonline.

Ishte krijimi i Sarah Burton-it për Givenchy, një fustan transparent i zbukuruar me qëndisje me lule në ngjyrë rozë dhe jeshile, që i la pak vend imagjinatës.

Nëna e dy fëmijëve tregoi figurën e saj dhe vetëbesimin, ndërsa ishte e rrethuar nga fotografët, por pamja e saj pothuajse nudo nuk ishte për shijen e të gjithëve.

Ndërsa disa e vlerësuan pamjen e saj, të tjerë ishin shumë të ashpër. “Uh, a do të veshim përsëri fustane transparente”, shkruhej në një koment, ndërsa një tjetër shtoi: “Dikush le t’i thotë Jennifer Lawrence-t se nuk është më 25 vjeçe”.
Një komentues shkroi se aktorja “duket e lodhur, sikur ka nevojë për një pushim”. Sigurisht, kishte edhe nga ata që ishin të kënaqur: “Jennifer Lawrence duket absolutisht mahnitëse”, tha një fans./Indeksonline/


