S’kanë të ndalur problemet për Dardan Berishën
Vetëm pak ditë pasi u sulmua nga ana e tifozëve të Bashkimit, Dardan Berisha së fundmi po përballet edhe me një telashe.
Ai ka pësuar një lëndim. Basketbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2025 pritet të mungojë për gjashtë javë.
Berisha nuk u paraqit as të dielën mbrëma në humbjen e verdhezinjve kundër Vëllaznimit (94:85)./Indeksonline/

