E rritur pa energji elektrike, tani gruaja më e fuqishme e kriptovalutave në botë
Yi He u rrit në varfëri në Kinë. Sot ajo është miliardere dhe bashkëthemeluese e bursës së kriptomonedhave Binance.
Kur ishte fëmijë, Yi He sillte ujë në shtëpi nga pusi i fshatit. Në mbrëmje, drita e një llambë vajguri vezullonte mbi faqet e librave të paktë që kishin prindërit e saj.

Energjia elektrike dhe uji i rrjedhshëm ishin luks në fshatin e vogël malor në provincën Sichuan të Kinës. Tri dekada më vonë, e njëjta grua drejton kursin e platformës më të madhe të kriptovalutave në botë nga Abu Dhabi .
E lindur në vitin 1986, Yi He humbi të atin në moshën nëntë vjeç. Në moshën 16 vjeç, ajo punoi si promovuese e pijeve të gazuara përpara një supermarketi. Më vonë, studioi psikologji dhe drejtoi programe udhëtimesh në televizionin kinez. Por momenti vendimtar erdhi në vitin 2014 – me rritjen e kriptomonedhës.
Sot, sipas shifrave të veta, Binance i shërben një komuniteti global me më shumë se 300 milionë përdorues të regjistruar dhe ka arritur një vëllim kumulativ tregtar prej mbi 125 trilionë dollarësh./Indeksonline/

