Hasan Arat nderohet me medalje presidenciale për kontributin në afirmimin ndërkombëtar të sportit të Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar ish-basketbollistin dhe drejtuesin sportiv Hasan Arat, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në sportin ndërkombëtar.
Dekorimi është bërë për rolin dhe angazhimin e Aratit në mbështetjen e kandidimit të Kosovës për organizimin e lojërave mesdhetare “Prishtina 2030#, si edhe për kontributin e tij të përgjithshëm në zhvillimin e sportit.
Në ceremoninë e dekorimit kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), të cilët kanë vlerësuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare për avancimin e sportit kosovar.

