75 Mall Live Search
13:25 / E Hënë, 12 Janar 2026 / Z S

Zyrtare: Grupi i Kosovës në Europe Pre-Qualifiers është konfirmuar

Kosova do të jetë pjesë e Grupit C në fazën Pre-Qualifiers të Evropës, së bashku me disa nga kombëtaret më të forta të kontinentit si Francën, Kroacinë, Hungarinë dhe Lituaninë.

Ndeshjet do të zhvillohen, më 20 janar 2026!

Katër ekipet e para nga grupi sigurojnë kualifikimin direkt në fazën e kualifikueseve evropiane.

Ekipi i vendit të pestë kalon në play-off, ku ka ende një mundësi për t’u kualifikuar dhe për të qenë pjesë e 16 ekipeve më të mira të Evropës.

Një grup sfidues, një mundësi e madhe dhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin eBasketballit në Kosovë.

Vëmendja tani është te përgatitja dhe performanca në skenën evropiane të Esports Basketball.

Kujtojmë se, ky është viti i dytë i Kosovës që është në eSport./Indeksonline/