75 Mall Live Search
13:30 / E Hënë, 12 Janar 2026 / OSH

Diego Simeone u kërkon falje Viniciusit dhe Florentino Perezit

Diego Simeone ka kërkuar falje për incidentin e shkaktuar me Viniciusin pas gjysëmfinales në Kupë ndaj Real Madridit.

“Para së gjithash, do të doja t’u kërkoja falje Florentinos dhe Viniciusit për atë që ndodhi. Nuk është e drejtë nga ana ime ta vendos veten në atë pozicion dhe pa dyshim e pranoj që gabova. Ekipi që fiton është ai që meriton të kalojë tutje, kaq. Barcelona është një ekip shumë i mirë që meritonte të fitonte”, ka thënë Simeone./Indeksonline/