Unitedi në kërkim të një trajneri, legjenda e klubit kandidat kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës
Manchester Unitedi ka mbetur pa trajner.
Ata shkarkuan portugezin, Ruben Amorim pasi kishte prishur raportet me drejtuesit e skuadrës.
Në ndeshjen e fundit të tyre në “FA Cup”, ishte Darren Fletcher ai që menaxhoi “Djajtë e Kuq”.

Ndërsa gjatë ditës së sotme ata kanë pasur bisedime me një legjendë tjetër, Michael Carrick.
Ai është kandidati kryesor për t’u bërë trajner i përkohshëm deri në qershor me marrëveshjen që është në fazën përfundimtare.
Carrick, kishte qenë më parë trajner i përkohshëm i “Djajve të Kuq”, në vitin 2021 pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer./IndeksOnline/

